Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilloi një video-konferencë me mjekët e Spitalit Infektiv që po përballen me koronavirusin. Ata treguan gjendjen shëndetësore të pacientëve, duke u shprehur se të gjithë të shtruarit tek Infektivi janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa vetëm një prej 9 të shtruarëve ka gjendje më pak të stabilizuar. Për këtë, mjekët thanë se po trajtohet dhe po merr mjekim. Mjekët gargantuan se duhet të patur besim te puna e tyre, duke shtuar se ata janë në krye të detyrës.

Biseda e Plotë:

Manastirliu: Përshëndetje!

Mjekët: Përshëndetje, si kaluat ju?

Manastirliu: Mirë ju si jeni?

Mjekët: Na dallon dot?

Manastirliu: U dalloj të gjithëve…

Mjekët: Profesor Lulin e dallon dot?

Manastirliu: Profesor Dhimitri faleminderit që je atje…faleminderit që je bashkuar përsëri…

Një nga mjekët: Këto shokët tanë punojnë shumë mirë…

Manastiruliu: Si është gjendja e të sëmurëve?

Mjekët: 8 të sëmurët që janë të shtruar janë në gjendje të mirë, vetëm njëri mbetet në gjendje të mesme që vazhdon mjekimin. Vazhdon puna ekipi është në krye të detyrës, doktori siç e shikoni janë të veshur. Disa për arsye të mos shkeljes së rregullit jemi gjysëm të veshur.

Manastirliu: Unë do të doja të isha aty me ju. Mëndjen e kemi aty por jemi duke u ndjekur në distancë.

Mjekët: Ne vazhdojmë punojmë, kini besim te puna jonë!

Ndërkohë, Kryeministri Rama që e transmetoi në ERTV këtë video, shkruan se “Mirënjohja s’ka fund për heronjtë e Spitalit Infektiv, që jo vetëm po bëjnë betejën e jetës së tyre nën atë çati, por po tregojnë një aftësi të admirueshme profesionale në çdo aspekt. Krenar për Ogertën që po udhëheq me përkushtim të madh, qartësi e vendosmëri mbresëlënëse në një front, ku çdo orë është një sfidë më vete dhe ku fundi i tunelit është ende larg. Me këta njerëz jini të bindur se Shqipëria do të bëjë më të mirën e mundshme”, përfundon Kryeministri.

/Ora News.tv/