Flaka Krelani: Ishte rrënqethëse, do bashkëpunoja me pjesëtarin e grupit të 2pac, por ndërroi jetë

Flaka Krelani: Ishte rrënqethëse, do bashkëpunoja me

Së fundmi Flaka Krelani ka nxjerrë bashkëpunimin e saj më të fundit “Playa” me pjesëtarin e grupit “Outlawz” themeluar nga 2pac, Young Noble.

E ftuar në emisionin “Why Not” në TV Ora, Flaka Krelani tregoi si arriti të bashkëpunojë me këtë këngëtar të famshëm.

Flaka shprehet se para se të bashkëpunonte më të, ajo ka pasur dëshirë të bashkëpunonte më një pjesëtar tjetër të këtij grupi, Hussein Fatal. Ajo kontaktoi me të përmes “Instagramit”, ia propozoi projektin që kishte dhe ai e pranoi me shumë kënaqësi, por për fat të keq pas 1-2 muajsh ai ndërroi jetë.

Në fakt para të bëhesha me Young Nobel, kam pas dëshirë të bashkëpunoja me të ndierin Hussein Fatal pjesëtar i grupit “Outlawz”  . Komunikimi me të ka ndodhur 3-4 vite më përpara dhe kisha një material tjetër, jo këtë. I bëra follow në “Instagram” dhe ma ktheu, edhe thash ta kontaktoj e t’i them se e kam një super material, është më “Old School” dhe ka për të të pëlqyer e ta ftoj për bashkëpunim. Ai më ktheu shumë shpejt përgjigje dhe me tha patjetër vajzë, është kënaqësia ime të bashkëpunoj më një këngëtare kosovare se nuk më ka ndodhur asnjëherë të bashkëpunoj me dikë nga Kosova apo Shqipëria. Unë ia dërgova beat-in, por pas një apo dy muajsh ai ndërroi jetë. U mërzita shumë, ishte shumë rrënqethëse.

Më pas beat-i tjetër më ka ardhur prej një shoku nga Amerika që ka studion aty dhe u përdor për bashkëpunimin me Young Nobel”, shprehet Flaka Krelani.

EMISIONET