Drilon Hoxha është një nga producentët më të mirë në Shqipëri i cili ka realizuar disa filma të suksesshëm vitet e fundit. Ashtu siç ka shumë fansa ka dhe shumë kritikues për filmat që ai bën. Shumë njerëz nuk i konsiderojnë si art filmat e tij.

I ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora, Driloni ka dhënë një përgjigje për të gjithë kritikuesit e filmave të tij.

Drilon Hoxha: Unë kam fituar shumë lekë nga filmat që bëj. Sigurisht që i lexoj kritikat por nuk e marr për bazë. Se kam për turp të them që kam fituar shumë lekë për vendin ku jetojmë. E kam pas në fillim problem këtë gjë. Kur e shikoj kush ka folur, dikush që s'ka një CV të mbushur në profesionin tim si marr për bazë.

Fatma: Po aktorët që thonë se është film koti, që shfrytëzojnë injorancën e njerëzve. Ne vend të edukojnë bëjnë filma fast food.

Drilon Hoxha: Aktrimin e bëj për pasion. Unë formoj një grup dhe punësoj njerëzit. Ky person bën mirë të mos flasë pasi mund të jetë një nga ata që ka trokitur, ose do të trokasë. 


/Ora News.tv/