Sebastian Vettel ka hedhur spekulimet se ai është në prag të largimit nga Formula 1.

Piloti gjerman është i bindur se ai "nuk ka për t'u ndalur". Katër herë kampioni i botës ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë dy sezoneve të fundit, pasi ëndrra e tij për titullin kampion bote me Ferrarin ende nuk ka arritur të realizohet.

I penalizuar nga makina, por edhe nga gabimet e tij, Vettel është larg pritshmërive këtë sezon. Ky moment jo ka frustruar si Vettel ashtu edhe tifozët, ndërsa ka pikëpyetje për të ardhmen e tij. Sipas gazetarit Xho Seiuord, Vettel mund të largohet në fund të këtij sezoni pavarësisht se është nën-kontratë me Ferrarin deri në fund të vitit 2020. Por vetë i hodhi poshtë këto pretendime.

"Unë nuk jam gati për të ndaluar. Formula 1 është ende një kënaqësi e madhe për mua, dhe unë kam akoma diçka për të bërë me Ferrari", tha piloti gjerman për "Auto Bild".

31-vjeçari shpreson se do të rikthehet tek fitoret këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Kanadas.

"Ne do të provojmë gjithçka për të sjellë titullin këtë sezon dhe Çmimi i Madh i Kanadasë duhet të jetë fillimi", deklaroi Vettel.

Vettel renditet në vend të tretë me 82 pikë, 55 më pak se Lewis Hamilton që kryeson kampionatin botëror.

/Ora News.tv/