Fero njoftoi ndarjen, por Arbenita nuk e pranon

Lidhja e dashurisë së Feros dhe Arbenitës duket se ka përfunduar, por njëri prej tyre nuk e pranon ndarjen.

Mëngjesin e sotëm, ishte reperi kosovar që njoftoi fansat se është beqar. Në llogarinë e tij në Instagram vihet re se ka fshirë të gjitha fotografitë me modelen.

Por e dashura e tij, Arbenita Ismajli e cila nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë cështje vazhdon të ketë imazhet ku i shpreh dashurinë Feros. Nuk dihet nëse është një zënkë e momentit apo Fero ka vendosur seriozisht që të mos kthehet më me Arbenitën.

Gjithcka mbetet për tu parë me kalimin e kohës.


EMISIONET