Farmacitë dyfishojnë çmimet, dezinfektantët nga 300 lekë shkon në 600 lekë

Farmacitë dyfishojnë çmimet, dezinfektantët nga 300

Pavarësisht paralajmërimeve për masë administrative deri në heqje licence, sërish farmacitë kanë vijuar me abuzime me çmimet e produkteve parandaluese të përhapjes së coronavirusit.

Ky dezinfektant 200 ml, 2 javë më parë kushtonte nga 200 deri në 300 lek. Sot është 500 deri 600.

Sa i përket maskave, ato nuk gjenden në shumë prej farmacive në vend.

Edhe nëse gjenden, çmimet janë të papërballueshme.

“S’kemi pare, s’kemi lekë. Shtrenjtë. Ku t’i gjej unë, jam pensionist.”

Mungesë, në një pjesë të konsiderueshme ka dhe për doreza. Në ato farmaci që gjendjen, kushtojnë rreth 20 lek pala, por bëhet fjalë për ato më të thjeshtat.

Në një komunikim të mëparshëm, drejtorja e urdhrit të farmacistit Diana Toma, tha se përgjegjës për rritjen e çmimeve janë depot farmaceutike, që kanë dyfishuar çmimet.

Pas denoncimeve në media inspektorët kanë zbritur në terren.

Gjatë kontrolleve të së dielës janë identifikuar vetëm dy raste, ku pronarët e farmacive janë proceduar penalisht.

EMISIONET