Fansja bën tatuazh zërin e Flori Mumajesit

Një fanse e zjarrtë e Flori Mumajesit ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të treguar dashurinë për këngët dhe zërin e tij.

Ajo ka bërë tatuazh në shpinë valën zanore të coverit të këngës “Të dua”, që ka realizuar Flori.

Këngëtari publikoi një video ku tregohet tatuazhi i zërit të tij i 'vulosur' në shpinën e fanses.

"Të shohësh interpretimin tënd tatuazh në trup,"-shkruan Flori.

Kënga "Të Dua" është kënduar nga Aurela Gaçe, por coveri është realizuar nga kantautori.




EMISIONET