Familja përpiqet të kalojë kufirin me të afërmin e vdekur, duke pretenduar se ai po fle

Disa foto shqetësuese tregojnë momentin kur familja e një burri që ka humbur jetën, po përpiqeshe të kalonte atë mes një postoblloku ushtarak me pretendimin se po fle.

Polici i kërkon shoferit ta zgjojnë pasagjerin për t’i treguar pashaportën dhe më pas bërtet “zgjohuni zotëri të lutem”.

Polici i thotë familjes se ata nuk mund të vazhdojnë udhëtimin e tyre derisa ta zgjojnë të afërmin e dhe t'i tregojë atij mjetin e identifikimit.

Pasi panë që nuk kanë asnjë mundësi tjetër, pasagjeri mbrapa që ndodheshe me kufomën përpiqet t’i mashtrojë ata duke i thënë: “Ai sapo vdiq!”

Guayaquil, në jugperëndim të brigjeve të Ekuador, ka patur probleme me shërbimet shëndetësore dhe funeralet prej epidemisë së koronavirusit.

Raportet fillestare treguan se burri kishte vdekur nga koronavirusi dhe të afërmit e tij ishin merakosur pasi morën vesh që nuk kishte vende për varrim.

Policia zbuloi se viktima ishte një burrë 62-vjeçar që kishte pësuar një arrest kardiak të lidhur me diabet.

Viktimës i kishin vendosur një maskë në fytyrë dhe e kishin veshur me xhinse dhe bluzë të bardhë. Kreu i policisë Alejandro Munoz ka treguar se familja u lejua që të shoqëronin të afërmin e tyre të vdekur.

“Ata u lejuan të vazhdonin me trupin kur shpjeguan situatën, por vetëm me një të afërm në makinë që ishte i biri. Të tjerët u nxorrën nga makina. Kishin çertifikatën e vdekjes dhe një makinë i shoqëroi të një doktor, që konfirmoi se nuk kishte vdekur nga koronavirusi por nga ataku kardiak”, u shpreh ai.

EMISIONET