Facebook po ndalon reklamat që premtojnë shërim ose parandalim të sigurt të koronavirusit, sipas Business Insider.

Po punohet për të zhvilluar një vaksinë, por trajtimi aktual mbështetet në mbajtjen e trupit të pacientit ndërsa sistemi imunitar lufton virusin.

Ndërmarrja gjigande e mediave sociale po përpiqet të kufizojë përhapjen e informacioneve të pasakta në platformën e saj.

Nëse keni kërkuar informacione për koronavirusin në Instagram e cila është në pronësi të Facebook, mund të keni parë një shenjë alarmi që ju drejton në faqen e internetit të Organizatës Botërore të Shëndetit.

/Ora News.tv/