Facebook ka mbyllur zyrën e saj në Londër pasi një punonjës rezultoi pozitiv me koronavirus.

''Lokalet janë mbyllur menjëherë dhe objektet e tij do të pastrohen thellë'', tha një zëdhënës i Facebook.

Mbyllja vjen pasi një punonjës nga zyra e Facebook në Singapor, i cili është diagnostikuar me koronavirus, vizitoi ambientet e Facebook në Londër, shkruan The Independent.

“Një punonjës me qendër në zyrën tonë në Singapor i cili është diagnostikuar me COVID-19 vizitoi zyrat tona në Londër me 24-26 shkurt 2020. Prandaj, ne po mbyllim zyrat tona në Londër deri të hënën për pastrim të thellë dhe punonjësit po punojnë nga shtëpia deri atëherë”, tha zëdhënësi.

Kushdo që ka kontakte të drejtpërdrejta me personin e përfshirë, rekomandohet që të izolohet dhe të jetë vigjilent në shikimin e simptomave.


/Ora News.tv/