Diferenca mes Mercedez-it të Leëis Hamilton dhe Ferrarit të Sebastian Vettel sa vjen e shtohet. Një gjë e tillë u pa dhe në Çmimin e Madh të Japonisë, me pilotin anglez që siguroi pole-position e radhës, ndërkohë që gjermani i kokëkuqes nuk shkoi më shumë se vendi i 9-të.

Shkak për këtë performancë të dobët ishte dhe kokëfortësia e tij, me Vettel që gaboi totalisht në zgjedhjen e gomave të tyre për xhiron e fundit kualifikuese, dhe shiu i pandërprerë e nxori jashtë pistës në Suzuka.

Në vendin e dytë do të niset piloti tjetër i Mercedez, Valtteri Bottas, ndjekur nga Red Bull i Max Verstappen në vendin e tretë. Kimi Räikkönen ishte i katërti me Romain Grosjean (Haas) në të pestën.

Hamilton fitoi pole-position me xhiron e tij të parë në "TM3". Ai ka dominuar gjatë gjithë fundjavës, një shenjë që Vettel është dorëzuar për garën për titull.


/Ora News.tv/