Lewis Hamilton nuk e heq këmbën nga gazi. Pasi siguroi matematikisht titullin kampion të Formula 1 për vitin 2018, piloti britanik i Mercedez ka vendosur edhe një rekord të ri.

Ai ka siguruar "Pole Position" në Brazil, teksa e ka përshkruar pistën e "Sao Paolo" për kohën rekord 1'07"281 duke qënë edhe koha rekord e pistës.

Pas tij u rendit Sebastian Vettel, me 0.093 të mijtat më shumë. Gjithsesi, gjermani i Ferrarit rrezikon dënimin, pasi është thirrur nga komisarët e garës pas një episodi kontrovers të ndodhur në provat e dyta.

Vendi i tretë në nisje për Valtteri Bottas, i ndjekur nga Kimi Raikkonen.

/Ora News.tv/