Evropa zbulon planet për udhëtimet me avion: Pasagjerët duhet të mbajnë maska

Evropa zbulon planet për udhëtimet me avion: Pasagjerët duhet

Të gjithë evropianët që do udhëtojnë këtë verë me avion do të duhet të mbajnë maska. Kjo sipas udhëzimeve të përcaktuara nga Komisioni Evropian.

Udhëzimet gjithëpërfshirëse të Komisionit Evropian synojnë të sigurojnë që njerëzit të fillojnë të udhëtojnë përsëri të sigrut në kontinent.

Ndërkohë që qeveritë e vendeve evropiane përpiqen të ringjallin turizmin dhe industritë ajrore, të cilat janë pezulluar nga koronavirusi.

Një ndër propozimet e Komisionit është që linjat ajrore dhe aeroportet duhet të insistojnë që pasagjerët të mbajnë maska dhe të riorganizojnë kontrollet dhe bagazhet për të shmangur turmat.

Udhëzimet nuk janë të detyrueshme, por ato mund të ndihmojnë në krijimin e një kornize për qeveritë dhe kompanitë si kufizime për shkak të pandemisë.

Megjithatë, Komisioni nuk preku disa nga masat më të diskutueshme që janë propozuar për sigurinë e pasagjerëve, duke theksuar se ende duhet të merren vendime të vështira për mënyrën sesi avionët mund të kthehen në fluturim, raporton Reuters.

Për shembull, ajo tha se disa forma të transportit, të tilla si trenat dhe mjetet e lundrimit, mund të kenë nevojë të zvogëlojnë numrin e udhëtarëve në bord, por nuk përmendi posaçërisht linjat ajrore.

Ndërsa më parë kishte konsideruar të kërkonte që linjat ajrore të mbajnë vendet në bosh, një masë që disa transportues thonë se do ta bënte të pamundur fluturimin fitimprurës, ndaj ekzekutivi nuk e përfshiu atë në rekomandimet e tij përfundimtare.

Kritika për masat

Disa kritikuan propozimet duke i konsideruar shumë të paqarta. Linjat ajrore tashmë janë këshilluar nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) të kontrollojnë temperaturat e pasagjerëve, të mbledhin detaje personale për çdo gjurmë kontakti dhe të pastrojnë dhe dezinfektojnë terminalet dhe pajisje.

Drejtori i Përgjithshëm i IATA, Alexandre de Juniac e quajti qëndrimin e BE "një rekomandim të paqartë që nuk i dobishëm për linjat ajrore ose për konsumatorët, sepse të dy kanë nevojë për qartësi."

IATA, e cila ka vlerësuar se kriza e koronavirusit mund t’i kushtojë linjave ajrore gjithsej 314 miliardë dollarë, ka rekomanduar që të përdoren maska gjatë fluturimeve, por jo të bllokojnë vendet e mesme.

EMISIONET