“Është e dhimbshme”, Rita Ora në një periudhë të vështirë shëndetësore, detyrohet të operohet

“Është e dhimbshme”, Rita Ora në një

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, ku është detyruar të operohet nga bajamet. Përmes një video të postuar në rrjetin e saj social “Instagram”, ajo shprehet se ka qenë shumë e dhimbshme, por periudha pas operacionit e ka ndihmuar atë të përjetojë një lloj qetësie shpirtërore. Gjithashtu Rita pikturon një zemër me penel dhe i uron të gjithëve “gëzuar Shën Valentinin”.

 “Këto 2 javë të fundit unë kalova një operacion dhe më lejoni t’ju them, nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por nga ana tjetër më është dhënë kohë të reflektoj të qetësohem dhe të shërohem. Është një bekim që të jesh në gjendje të shërohesh në paqe dhe të kesh gjithçka në perspektivë dhe të shohësh pjesën tjetër të vitit dhe atë që po vjen apo çfarë dëshiron të arrish. Gëzuar dashamirët e Ditës së Shën Valentinit,”- shkruan këngëtarja.




EMISIONET