Ermal Meta: Vullneti fiton gjithmonë, e kalon edhe talentin!

Ermal Meta: Vullneti fiton gjithmonë, e kalon edhe talentin!

Ermal Meta është shqiptari që i krenoi të gjithë në Sanremo kur rrëmbeu çmimin e parë për të prezantuar Italinë në Eurovizion.

Pas pjesërmarrjes në festivalin europian ku mori vendin e gjashtë, ai ka ardhur në Tiranë për të rrëfyer jetën e tij. Nën modestinë e tij, ai dha një mesazh të fortë se vullneti është ai që fiton gjithmonë, pavarësisht talentit që zotëron çdo njeri.

 Ermal Meta: Kur parashutisti hidhet, nuk ka vetëm një parashutë. Ka të paktën dy. Ka atë të madhen, parashutën kryesore dhe një të vogël emergjence. Çdo artist është si parashutist, hidhet, provon. Vetëm ka një diferencë, ka vetëm një parashutë. Po u hap mirë, po nuk u hap, amin. Unë jam hedhur gjithmonë vetëm me një, me atë të muzikës. Nuk kam patur një tjetër, nuk kam patur asnjëherë një plan B, ose hapet ajo, ose ndryshe ika. Motivimi ky është, nuk kam dashur të bëj gjë tjetër. Se unë mendoj gjithmonë një gjë. Psh, kush është talenti më i madh në botë? Messi. Po për të qenë Messi, duhet të lindësh ashtu. Jo të gjithë lindin ashtu. Çfarë e kompenson anën tjetër? Vetëm vullneti. Vullneti e kalon talentin. Unë nuk mund të them që jam talenti më i madh që ekziston. Është gënjeshtër e madhe. Kam një farë doze talenti, por pjesa më e madhe është talenti. Imagjino të kesh një çekan në dorë, ka atë legën metalike më të lehtë, më të fuqishme. Është gjëja më e fuqishme që ekziston. Përballë ke murin. Çekani është talenti, dora është vullneti. Po nuk funksionoi dora që e mori çekanin, çekani nuk punon vetë. Po të mos kesh çekanin dhe me duar po të duash, murin e hedh poshtë. Vullneti fiton gjithmonë.

 Pyetje: Cili është vlerësimi që nuk të ka pëlqyer më shumë në kompeticionet ku ke marrë pjesë?

 Ermal Meta: Vitin e kaluar, kur mora pjesë në Sanremo dhashë një intervistë me një gazetë e një gazetar të rëndësishëm për dy orë. Folëm për shumë gjëra, sipas meje interesante. Dhe titulli i artikullit: "Doni të shikoni që shqiptari do fitojë? Do na e hedhi të gjithëve?" Unë fola për shumë gjëra, ai shkruajti në një mënyrë me qëllim negativ. Ai nuk foli me zemër të pastër. Tha: 'Si është e mundur që do na e hedhi shqiptari?' E kam ndjekur me vrap kur e takova, por se kapa dot.

EMISIONET