Eriksen te Interi? Ky vendim zbulon gjithçka

Eriksen te Interi? Ky vendim zbulon gjithçka

Christian Eriksen i thotë "JO" Manchester United.

Mesfushori danez që është futur në muajit e fundit të kontratës me Tottenham Hotspur ka refuzuar kalimin në "Old Trafford", duke preferuar kështu një transferim te Interi. Të paktën këtë transmeton "Gazzetta dello Sport", që zbulon se United kishte arritur akordin me "gjelat" në bazën e 23 milionë euro.

Shifër më e lartë kjo nga ajo që ofron Interi, me zikaltërit që janë ndalur në 20 milionë euro. Gjithsesi, idea për ta bërë imazh të skuadrës dhe dëshira për të provuar një kampionat të ri e ka shtyrë Eriksen që të mendojë refuzimin e kësaj oferte.

Në garë për 27-vjeçarin janë edhe skuadra si PSG, Real Madrid dhe Milan, por deri më tani vetëm Interi e United kanë bërë oferta konkrete.



EMISIONET