Vijon ëndrra "Christian Eriksen" te Inter.

Mesfushori danez është futur në muajit e fundit të kontratës me Tottenham Hotspur, çka ka ngjallur interesin e gjigantëve të mëdhenj të Europës. Reali i Madridit, Barcelona, PSG dhe Juventus janë vënë në gjurmët e tij, por Inter është ai që ka bërë hapa konkret për të.

Sipas asaj që raporton "CorSport", Inter e dëshiron 27-vjeçarin në "Giuseppe Meazza" që në merkaton e janarit dhe për këtë ka përpiluar edhe një ofertë zyrtare për Tottenham. Duke iu referuar këtyre burimeve, Inter tenton të josh "gjelat" për të lënë të lirë danezin me shifrën e 20 milionë euro.

Shumë tepër e ulët në krahasim me vlerën e kartonit të tij, por tepër e lartë për momentin, pasi në korrik, Eriksen largohet nga Tottenham me parametra zero. Ditët e ardhshme pritet të jenë decizive për të ardhmen e danezit, që është i kushtëzuar për të zgjedhur ekipin ku do të vijojë karrierën.

/Ora News.tv/