Këngëtarja shqiptare me famë botërore Era Istrefi ishte në Tiranë për 25-vjetorin e lindjes. Ajo festoi me publikun shqiptar në sheshin Skënderbej. Era ishte e ftuara speciale në një aktivitet të organizuar nga Bashkia, së bashku me motrën e saj Nora Istrefi dhe disa artistë të tjerë shqiptarë.

Këngëtarja dukej më seksi se kurrë e veshur me rozë. Motra e saj, së bashku me bashkëshortin Robert Berisha kishin menduar që ta surprizonin në prapaskenë duke shkuar me stafin dhe me një tortë për ti uruar ditëlindjen. Era i dha humor suprizës duke thënë: “A po don naj kush me ja hedh në fytyrë”, duke iu referuar tortës.

Pas kësaj, këngëtarja kënaqi publikun me disa prej hiteve, përfshirë “Bon bon” dhe “Shumë pis”.

Tags