Dy prej këngëve që kanë bërë bujën më të madhe në tregun shqiptar dhe jo vetëm, janë shumë afër 1 miliardë klikimeve.

Bëhet fjalë për "Të ka lali shpirt", e cila u publikuar në janar të vitit 2013 nga Silva Gunbardhi, Mandi e Dafi dhe numëron mbi 500 milionë klikime. Fronin e këngës shqiptare më të klikuar ia mori Era Istrefi me hitin "Bon bon".

Kjo këngë i solli sukses të madh këngëtares shqiptare pasi projekti kaloi kufijtë shqiptarë dhe sot numëron më shumë se 600 milionë klikime.

Mbetet për tu parë se cila artiste do e arrijë e para shifrën e 1 miliardë klikimeve në Youtube.

/Ora News.tv/