Epidemiologu shqiptar: Ky është ndryshimi mes gripit të zakonshëm dhe koronavirusit

Artan Simaku epidemiolog nga Instituti i Shëndetit Publik ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Ditë e Re” në TV Ora. Ai ka folur mbi gjendjen e koronavirusit në Shqipëri, dallimin mes koronavirusit dhe gripit, për numrin e tamponave dhe testimet që po bëhen në popull etj.

Arjon Muça: Si të bëjmë dallimin mes një gripi normal dhe COVID-19?

Artan Simaku: Në fazën e parë të qarkullimit të koronavirusit, qarkullonte edhe gripi, mirëpo tani mbizotëron qarkullimi i koronavirusit. Shenjat janë të ngjashme me një grip të zakonshëm. Me gripin ndryshon nga format mesatare dhe të rënda. 80% e njerëzve e kalojnë në mënyrë asiptomatike pa patur shenja, ose me shenja të lehta. Ndryshimi me gripin është tek rastet e rënda. Format e rënda janë më agresive tek koronavirusi se sa tek gripi. 


EMISIONET