Ende nuk e di çfarë do të bëhesh në të ardhmen? Zbuloje tani!

Ende nuk e di çfarë do të bëhesh në  të ardhmen?

Këshilla online për të gjetur një vend pune? Këtë mund ta bëni vetëm me një klikim  nëpërmjet një aplikacioni që ofron Vodafone Albania.

Future Jobs Finder ofron orientim dhe këshilla për karrierën, si dhe trajnime për ekonominë dixhitale, për mbi 10 milionë të rinj në 18 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

E pranishme në panairin Work & Study”, drejtoresha e Burimeve Njerezore në Vodafone Albania Christina Samoulada u shpreh se si çdo vit Vodafone është pranë të rinjve.

Samoulada: Këtë vit, panairi përkoi në një kohë perfekte, pasi ne sapo kemi lançuar globalisht një platformë që hedh sytë nga e  ardhmja dhe karriera e të rinjve në të ardhmen që flet dixhital.  Nëpërmjet Future Jobs Finder, të rinjtë marrin një orientim të mirëfillitë dhe efiçente karriere,  trajnohen për aftësi dixhitale, si edhe njihen me mundësitë për punësim në tregun e punës. Kemi zgjedhur të jemi krah brezit të ri në rrugëtimin drejt një karriere të suksesshme në ekonominë dixhitale të së nesërmes.

Gjatë panairit shuëmë  të rinj patën mundësinë të provojnë platformën dhe të testojnë aftësitë e tyre për mundësi punësimi në Vodafone por edhe kompani të tjera.



EMISIONET