Emery vendos "tullën" e parë tek Arsenali, transferon mbrojtësin grek

Emery vendos "tullën" e parë tek Arsenali, transferon

Tek Arsenali ka nisur epoka Unai Emery. Menjëherë pas nënshkrimit me "topçijtë" drejtuesit i kanë bërë dhuratën parë teknikut spanjoll.

Mbrojtësi grek, Sokratis Papastathopoulos është goditja e parë e londinezëve, që kanë derdhur rreth 16 milion paund në arkat e Borussia Dortmund.

Sokratis është një njohje e vjetër e e Sven Mislintat, drejtori sportiv i Arsenalit, i cili ka punuar me 29-vjeçarit gjatë eksperiencës së tij 10-vjeçare tek Dortmund-i.

Sokratis do të bëhet lojtari i tretë i Dortmundit, pas Pierre-Emerick Aubameyang dhe Henrikh Mkhitaryan, që i bashkohet Arsenalit që nga ardhja e Mislintat në "Emirates".

Mbrojtësit grek i kishte mbetur edhe një në kontratën e tij në Gjermani dhe Arsenali e ka shfrytëzuar këtë fakt për të marrë një mbrojtës me eksperiencë.

Gjithashtu, Arsenali është duke kërkuar për të forcuar prapavijën me të tjerë lojtarë me përvojë të cilët menjëherë mund të bashkohen me ekipin e parë.

Njëri prej tyre është mbrojtësi i Freiburg-ut, Caglar Soyuncu, ndërsa Emery është një admirues i mesfushorit të Romës dhe kombëtares italiane, Lorenzo Pellegrini.

Revolucioni në skuadrën nga "Emirates" sapo ka nisur, pasi në të ardhmen pritet dhe shumë goditje të tjera.

EMISIONET