Atentati dështuar i Elbasanit, qellohet me armë biznesmeni Petrit Çarçiu, por u shpëton plumbave

Atentati dështuar i Elbasanit, qellohet me armë biznesmeni Petrit

Objektiv ka qenë Petrit Çarçiu, një biznesmen nga Elbasani, i njohur për policinë lokale për disa ngjarje në të shkuarën!

Ka qenë vetë ai që ka njoftuar Policinë se është sulmuar me armë zjarri ndërsa udhëtonte në makinë bashkë me të birin.

Ata kanë shpëtuar për mrekulli, pasi policia thotë se plumbat kanë goditur makinën.

Ngjarja është denoncuar pas mesnate ndërsa ka ndodhur në fshatin Byshek.

Biznesmeni nga Elbasani, por me banim edhe në Gjermani ka një dosje të pasur në Polici.

48-vjeçarit i kanë djegur tre herë një lokal në zonën turistike të Byshekut,  ndërsa ai ka qenë i denoncuar për dhunë nga ish bashkëshortja e parë.

Por më shumë se direkt për të, sulmi , dyshohet të ketë lidhje me vëllezërit e tij që sipas burimeve janë të dënuar për çështje të trafikut të drogës jashtë Shqipërisë.

Policia e Elbasanit thotë se ka kryer veprimet e para në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe kapjen e autorëve të atentatit të dështuar!

EMISIONET