Elbasan: Kapet me 33 kg kanabis në makinë, arrestohet 47-vjeçari

Elbasan: Kapet me 33 kg kanabis në makinë, arrestohet

Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

Shtetasi Alket Sinaj u kap në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd dhe gjatë kontrollit të mjetit tip “Fiat” që drejtonte ky shtetas, specialistët për Hetimin e  Narkotikëve, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 33 kg lëndë narkotike kanabis.

''Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte një sasi lënde narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Xibraka", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. S., 47 vjeç, banues në Fier'', thuhet në njoftimin e policisë.

Sekuestrohen rreth 33 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, automjeti ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

EMISIONET