Ekspertët alarm për aksidentet: Drejtuesit agresivë në mjet

Ekspertët alarm për aksidentet: Drejtuesit agresivë në mjet

Vetëm përgjatë kësaj jave 6 persona mes tyre dy fëmijë humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore ndërsa 3 të tjerë mbetën të lënduar. Në disa prej ngjarjeve shkak ka qenë shpejtësia e në disa të tjera pakujdesia e shoferëve. 

Eksperti i Sigurisë rrugore Artur Sulçe thotë se një nga arsyet që çon në aksidente fatale është agresiviteti në drejtimin e automjetit.

Artur Sulçe: "Një qytetar shqiptar kur ikën jashtë sillet në funksion të rregullave kur vjen këtu nuk i zbaton ato rregulla. Kjo shkallë agresiviteti tregon se është tipar dallues i aksidenteve rrugore."

Sulçe apelon drejtuesit e mjeteve që të mos përdorin celularin dhe të tregohen të kujdesshëm me shpejtësinë

Artur Sulçe: Papërgjegjshmëria, mungesa e kulturës së sigurisë rrugore i bën që të thyejnë rregulla strikte të qarkullimit rrugor dhe përfundojnë me aksidente. Ecje me shpejtësi, përdorimi i celularëve, apo alkoolit kanë ndikim të veçantë sidomos tek drejtuesit e mjeteve pasi rrisin kohën e reagimit e tyre.

Ai shton se mes institucioneve mungon bashkëpunimi. Për te evituar aksidentet por edhe trafikun që rëndohet gjatë sezonit veror ai apelon për më shumë koordinim mes instancave përkatëse.

Artur Sulçe: "Është shumë e vështirë të bashkosh institucionet e vendit tonë"

Nisur nga aksidentet dhe me qëllim parandalimin e tyre Policia e Shtetit ka vendosur agjentë verifikues të veshur civilë në akset më problematike. Kjo skemë e re synon të identifikojë të gjithë ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. 


EMISIONET