E quajti me dy fytyra, Dafina Zeqiri flet për sherrin me Tunën: Kanë ndikuar shumë njerëz

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka folur në emisionin “NIN” edhe për sherrin me Tunën disa vite më parë.

Ato dikur ishin mikesha shumë të mira me njëra-tjerën , madje bënë bujë të made me bashkëpunimin e tyre “Vibe” që u bë hit në atë kohë.

Por pas një sherri, vajzat nuk folën më për vite me rradhe. Madje Tuna kur e këndonte këtë këngë nëpër koncertë kishte hequr pjesën e refrenit të Dafinës dhe e ka kënduar në një version tjetër.

Sherri i dy vajzave të shoëbizit ka marrë fund dy vite me parë, madje postuan dhe foto me njëra-tjetrën.

“Është shumë normale për dy vajza self-made që të kenë përplasje! Ka kaluar një kohë e gjatë, edhe ajo ka pranuar gabimet e veta, edhe unë gabimet e mia. Kemi qenë më të reja dhe kanë ndikuar shumë njerëz, kështu që sot jemi shumë mirë, është shprehur Dafina.


EMISIONET