Modelja e njohur Angela Martini shihet më në formë se sa kurrë edhe gjatë ditëve në karantinë. Mesa duket ajo nuk e ka problem që të kujdeset për veten edhe në kohë koronavirusi dhe të duket sa më seksi.

Disa ditë më parë, ajo ka postuar foto nga frigoriferi i saj gjigand me ushqime dhe shkruan se karantina e ka detyruar atë të mësojë si të gatuajë.

Tani Angela ka tërhequr vëmendjen me një postim tjetër, ku shihet e veshur me një fustan të zi që e tregon shumë joshëse. Mesa duket modelja nuk po lë cep të shtëpisë së saj luksoze pa bërë foto.

Në këtë postim, një nga ndjekëset e saj i shkruan se më shumë i duket si pornostare, por Angela nuk e ka vrarë mendjen shumë dhe ia kthen përgjigjen me ironi.

 “Unë mendoj se ti je pornostare”, i shkruajti ndjekësja asaj.

“Keni mendime shumë të thella, duhet të jeni një filozofe”, ia ka kthyer ndër të tjera Angela.


Tags