E pazakontë/ Ish trajneri i Interit ikën, tifozët e klubit marrin vendimin drastik

E pazakontë/ Ish trajneri i Interit ikën, tifozët e klubit marrin

Një episod i pa preçedentë ka ndodhur në kampionatin Irianian. 

Trajneri Andrea Stramaccioni është larguar nga drejtimi i skuadrës së Esteghalit, pasi kontrata mes tij dhe klubit u shpall e pavlefshme nga FIFA për shkak të disa problemeve me ligjin e sportit. Nën drejtimin e ish trajnerit të Interit dhe ndihmësve të tij italianë, Esetghali kryesonte renditjen në kampionat ndërsa fansat e klubit dolën sot paradite në protestë para Ministrisë Iraniane të Sporteve.

Stramaccioni ka deklaruar se nuk dwshironte qw ta mbyllte kwshu aventurwn me skuadrwn e Esteghalit:

“Nuk kam nënshkruar me asnjë klub tjetër dhe unë e stafi im jemi gati të rikthehemi te Esteghal, nëse zgjidhet ngërçi ligjor. Nuk është e lehtë të largohesh nga një skuadër që e ke ngjitur në krye të renditjes, pro jemi profesionistë dhe duhet të respektojmë vendimin e FIFA-s”, deklaroi Stramaccioni.

EMISIONET