E mrekullueshme! 32-vjeçarja mposht kancerin e rrallë dhe sjell në jetë fëmijën e parë

Në moshën 32 vjeç, Georgie Kats nga Australia e cila i kishte të gjitha një karrierë të suksesshme, një burrë të pashëm,  në vitin 2019 mori lajmin se do bëheshe nënë për herë të parë. Ajo kishte një punë me reklama që i duhej të udhëtonte në çdo vend të botës.

Pas 8-muajsh shtatzënë ajo zbuloi një gungë të vogël me ngjyrë mishi në këmbën e saj të majtë. Kjo gungë ishe një lloj kanceri i rrallë i quajtur Liposarcoma që po rriteshe në trupin e saj dhe me një biopsi mjekët zbuluan lajmin e hidhur.

Në muajin dhjetor, 3 muaj pasi ajo lindi vajzën të cilën e quajti Antonia, ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila doli me sukses, por ishte e detyrueshme që vajzës t’i priteshe këmba.

Ajo kujton dhimbjen dhe frikën që e kapi gjatë kësaj periudhe dhe mendonte çfarë do ndodhte me vajzën dhe burrin e saj nëse vdiste.

Liposarcoma është një lloj kanceri që fillon në qelizat dhjamore, zakonisht në muskujt e krahëve, këmbëve ose barkut. Në mënyrë tipike prek personat e moshës 40 deri në 60 vjeç, por në raste të rralla ndodh edhe në mosha më të vogla.



EMISIONET