E habitshme, gruaja nga Britania bën që vezët e supermarketit të çelin 3 rosa të vogla

Një grua në Britani ka blerë në supermarket dhe më pas ka bërë që nga ato të celin tre rosa të vogla të quajtura Beep, Peep dhe Meep.

Charli Lello, 29 vjeç nga Hertfordshire, vendosi vezët në një inkubator si një eksperiment për të kaluar kohën.

Ajo tha se rosat do të jetojnë "një jetë shumë të lumtur" me pulat e saj.

Lello, e cila normalisht punon si asistente e menaxherit në një dyqan, i lindi ideja pasi pa një video në Facebook të dikujt që bëri të njëjtën gjë me vezët e një thëllëze nga një supermarket.

"Ndërsa isha në Waitrose, pashë vezët e rosës dhe mendova se kjo gjë mund të funksionojë ehe me to. Unë isha aq i ngazëllyer që ato të çelnin, por prapë kisha në mendje faktin që këto janë vezë supermarketi.

Një muaj pasi i futi ato në inkubator, Lello dëgjoi një tingull të vogël dhe rosat filluan të dilnin nga guaska e tyre.

EMISIONET