Ish-presidenti i Real Madritit Lorenzo Sanz që prej të martës ka qenë në terapi intensive pas përkeqësimit së gjendjes së tij nga koronavirusi. 76-vjeçari humbi betejën me këtë virus duke ndërruar jetë.

Lajmin e bëri të ditur djali i tij Lorenzo Duran Sanz në “Tëitter”.

"Babai im ndërroi jetë. Ai nuk e meritoi këtë fund në këtë mënyrë. Një nga njerëzit më të mirë, më të guximshëm dhe të zellshëm që kam parë në jetën time. Familja dhe Real Madrid ishin pasioni i tij", ka shkruar ai.

Sanz ishte presidenti i Real Madritit nga viti 1995 deri në vitin 2000.


/Ora News.tv/