Real Madrid është e interesuar për të marrë shërbimet e sulmuesit norvegjez të Borussia Dortmund, Eling Haaland. Sipas All Football, me këtë lëvizje madrilenët duan një zëvendësues ideal për Ronaldon, dhe 19-vjeçari shihet si një opsion i mundshëm pasi shënon shumë gola. 

Që prej largimit të portugezit, Benzema, Joviç, Bale apo Vinicius, nuk kanë shfaqur më të mirën e tyre dhe nuk kanë arritur ta zëvendësojnë.

Halaand u tansferua te Dortmund gjatë merkatos së dimrit nga klubi austriak i Salzburg për shifrën e 20 milion eurove.

Djaloshi i artë ka realizur 12 gola në 8 paraqitjet e tij me klubin verdhezi.


/Ora News.tv/