E bujshme/ Muriqi pranë "klubit të shqiptarëve" për 20 mln euro

E bujshme/ Muriqi pranë "klubit të shqiptarëve"

Lazio në njërën anë dhe Vedat Muriqi në anën tjetër janë duke zhvilluar një sezon fantastik. Klubi italian po kryeson Serie A me 62 pikë ndërsa bomberi kosovarë ka rezultuar gjithmonë protagonist me paraqitjet e tij.  

Sipas “Corriere dello Sport”, skuadra e Simone Inzagit i ka vënë syrin sulmuesit të Fenerbahces. Drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare beson se Vedat Muriqi mund të përshtatet në një kampionat elitar siç është Serie A.

Kartoni i Muriqit do t’i kushtonte Lazios 20 milionë euro, një shifër e përballueshme për klubin italian duke marrë në konsideratë se ish lojtari i Besës së Kavajës ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar në 6 asiste këtë sezon në kampionatin turk të futbollit.

EMISIONET