Himarë: Merr fund ankthi i çiftit belg, humbën 20 orë në mal

Himarë: Merr fund ankthi i çiftit belg, humbën 20 orë

Ka marrë fund pas 20 orësh kërkime ankthi i çiftit të turistëve belgë të cilët kishin humbur në një zonë të thellë të Himarës.

 Rreth orës 15:30 minuta të 18 prillit dy turistët kishin telefonuar në Sallën Operative Vlorë për të kërkuar ndihmë.

15 forca policie u nxorrën në terren për të nisur kërkimet për çiftin e turistëve.

"Lokalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë pasi kushtet e këtij terreni janë tepër të thepisura dhe të thyera duke vështirësuar kështu komunikimin dhe gjetjen e tyre. Pas 20 orë kërkimesh intensive në këtë zonë shkëmbore është bërë e mundur gjetja e tyre gati në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës " informon policia e Vlorës

Çifti, një djalë dhe një vajzë kishin qenë duke ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave.

Për shkak të terrenit të vështirë kishin ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë kërkuan ndihmën e Policisë  

"Jemi shumë të lumtur tju shohim djema" thonë ata në një video të shpërndarë nga policia.

Turistët në momentin kur janë gjetur kanë qenë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe janë transportuar drejt hotelit ku qëndronin.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj tha se turistët ishin për kamping në mal. 

"Lidhur me situatën për gjetjen e dy turistëve Belg të humbur në malin sipër Iliazit, prej ditës së djeshme me marrjen e lajmit nga ana e Prefektit të Qarkut dhe emergjencave civile në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë kanë qenë në terren efektiv të Delta Forcës si dhe banorë të zonës. Kërkimi është bërë në bazë të lokacionit që kanë dërguar vetë shtetasit belg. Konfirmojmë se turistët tashmë janë duke bërë kamping në mal".



EMISIONET