Dy të arrestuar për 39 të vdekurit në kamion

Dy të arrestuar për 39 të vdekurit në kamion

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për keqtrajtimin e 39 personave të gjetur të vdekur në një kamion frigoriferik në Essex. 

Një burrë dhe një grua të moshës 38 vjeçare nga Warrington, Cheshire, janë ndaluar pasi dyshohen se janë të përfshirë në këtë trafik.

Ndërkohë vijon marrja në pyetje e drejtuesit të makinës për akuzën e vrasjes.

Viktimat, 31 burra dhe 8 gra besohen se janë kinezë. Ata u gjetën të vdekur të mërkurën që lamë pas.

Po gjatë ditës së sotme pritet të nisë dhe ekspertiza mjekoligjore e trupave të pajetë. Pritet që autopsisë ti nënshtrohen 11 trupat e parë.

Ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar, Liu Xiamoning, tha se kishte dërguar një grup për të verifikuar identetitetin e viktimave. Ai shtoi se kombësia e tyre duhet ende të konfirmohet.

Policia beson se kamioni kishte udhëtuar nga Dublini.

EMISIONET