Duma për 15 kushtet e BE-së: Europa i ndezi "llambën e kuqe" Ramës

Duma për 15 kushtet e BE-së: Europa i ndezi "llambën e

Pavarësisht se Parlamenti Europian i ka kërkuar Shqipërisë përmbushjen e 15 kushteve përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare, kryeministri i vendit iniston se nuk ka për nisjen zyrtare të negociatave.

Edhe vetë eurodeputeti gjerman Michael Gahler në takimin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ditën e djeshme (22 qershor) tha se BE është serioze, ndaj shqiptarët duhet ta kenë të qartë që kushtet duhen plotësuar.

Në një intervistë për Ora News, ish deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh se Europa i ka ndezur "llambën e kuqe" Ramës duke i kërkuar plotësimin e pikave.

Ajo shprehet se Bundestagu prej kohësh ka kërkuar plotësimin e tyre por qeveria shqiptare nuk ka arritur të përmbushë asnjë.

Duma: Reforma zgjedhore është një ndër pikat e vendosura nga BE. Ishte detyrimi i vetëm i opozitës ndaj këtyre 15 kushteve që janë një dëtyrim tashmë për tu plotësuar përpara konferencës ndërkombëtare përpara dhjetorit. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që Parlamenti Europian të jepte një kusht të tillë, plotëso ose nuk vijon. Përpara një viti kishte 3 vite rresht që thoshte të hapen negociatat pa kushte kushtet. Ky ndërrim kaq i shpejt do të thotë që ndërkombëtarët po i vendosin "llampë të kuqe" Edi Ramës. Sepse 15 kushtet kanë 1 vit që kërkohen nga Bundestagu. Dhe nga këto 15 rezulton se shteti shqiptar nuk ka realizuar asnjë. E vetmja që i takonte me më shumë barrë opozitës ishte reforma zgjedhore ndaj ne morëm pjesë në tryezën e këshillit politik.

Gjithashtu përsa i përket reformës zgjedhore e cila ende nuk po bën bashkë palët, Duma thotë se Rama po mendon të kapë çfarë të kapi. Në fillim me administratën zgjedhore e tashmë me KQZ-në.

Ajo shprehet se kryeministri i vendit nuk mund të dalë kundër partnerëve ndërkombëtarë, BE-së dhe ShBA-së të cilët patën dhe një rol kryesor në këtë reformë.

Duma: Ajo që po rrezikohej në këtë tryezë në ditët e para ishte që dhe komisionet zgjedhore të bëheshin nga administrata publike, pra të kishim një kthim prapa. Se askush nuk dyshon që administrata të ishte e depolitizuar. Kjo qeverisje e ka shkatërruar administratën pasi ka futur njerëz politik. Hyjmë në zgjedhje me një tjetër premtim, ditën e dytë thyejmë çdo premtim dhe themi që ishte premtim zgjedhor. Kjo duhet të mbarojë një orë e më parë. Kjo nuk u arrit dhe qartësia jonë që Rama donte të kapte reformën zgjedhore u lexua qartë në publik. Po fillonte frika e Ramës. Tani vijon me KQZ. Në 30 vite tranzicion KQZ ka qenë gjithmonë e balancuar. Tani kërkojnë që deputetët e Partisë Socialiste të zgjedhin KQZ-në. Nuk bëhet, ose do jetë e balancuar ose nuk ka. Rama duhet të kuptojë që nuk mund të jetë kundër ShBA-së dhe BE-së. Po bën një gabim të madh nëse po mendon ti vendoset kundër ShBA-së.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Endi Mullaj

EMISIONET