Duka: Presim dritën jeshile për të rifilluar kampionatin në fund të muajit maj

Duka: Presim dritën jeshile për të rifilluar kampionatin në

Në një intervistë për Ora News, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, tha se në takimin e zhvilluar me presidentin Meta, i ka kërkuar ndihmë për rifillimin e futbollit në vend dhe se sipas tij, futbolli ka nivel të lartë risku për shoqërinë.

Armand Duka: ''Edhe pas kërkesave tona të njëpasnjëshme në mënyrë institucionale drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, deri më sot nuk kemi pasur një përgjigje zyrtare se kur mund të diskutohet apo se kur mund të ketë një datë se kur mund të rifillojë futbolli në Shqipëri, apo dhe sportet e tjera. Për këtë kam kërkuar edhe ndihmën e presidentit, kam pasur një takim sot me presidentin. I kam paraqitur protokollin që kanë përgatirur specialistët Federatës Kombëtare të Futbollit për mënyrën se si mund të organizohen ndeshjet si dhe për të kërkuar mbështetjen e tij për rifillimin e futbollit. Në gjykimin tonë, futbolli, stërvitja dhe aktivitetet nuk janë në nivel risku të lartë për shoqërinë shqiptare, madje janë me më pak rrisk se aktivitetet e tjera që janë liberalizuar apo që kanë filluar në Shqipëri.''

Duka tha githashtu se ka pasur një reagim nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe pret kampionati të rifillojë në fund të muajit maj.

Armand Duka: ''Sot kemi pasur një lajm të mirë, kemi pasur një reagim nga Ministrja e Shëndetësisë, ka dërguar një shkresë në federatë ku na kërkon një grup specialistësh për të diskutuar datat e rihapjes. Ja kemi dërguar me urgjencë përgjigjen dhe tani presim se kur do të ketë një datë sa më shpejt. Shqipëria nuk ka asnjë aryse që mos ta përfundojë  kampionatin sepse ne nuk kemi pasur një nivel të lartë të përhapjes së virusit. Kurba te ne është e sheshtë dhe risku është më i vogël. E mira është që ne të rikthehemi në kohë dhe të fillojmë me kushte të përshtatshme. Uroj që ne ta kemi këtë dritë jeshile para fundit të majit për të filluar aktivitetin. Pra javën e ardhsme fillojmë stërvitjen, dhe në fundit të majit të rifillojmë aktivitetet sportive.  Kjo do të bëjë që ne të përfundojmë kampionatin në datat e përcaktuara nga UEFA para fundit të korrikut ose brenda 3 gushtit.''


EMISIONET