Droni shkakton alarm në aeroportin Malpensa

Droni shkakton alarm në aeroportin Malpensa

Për rreth 30 minuta aeroporti Malpensa në Milano është përfshirë sot nga një alarm sigurie.

Shkak është brë identifikimi i një droni në afërsi të pistave të fluturimit.

Për rreth 30 minuta autoritetet policore kanë kryer kontrollet e duhura derisa droni është zhdukur nga radarët e deri më tani nuk asnjë komunikim zyrtar mbi rastin.

Gjatë 30 minutave të mbylljes së aeroportit 4 avionë të parashikuar për t'u ulur në aeroportin e Malpensas kanë devijuar uljen në drejtim të aeroportit të Torinos dhe të Linates.

Është hera e dytë brenda këtij muaji që në aeroportin e Malpensas verifikohet një ngjarje e tillë.

Më 3 mars një tjetër dron i kapur nga radarët e sigurisë së aeorportit, ka detyruar mbylljen e tij për disa minuta.

EMISIONET