Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, Alban Hoxha dënohet me 3 muaj burg

Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, Alban Hoxha dënohet me 3

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha është shpallur fajtor për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. 31 vjeçari është dënuar me 3 muaj burgim nga gjykata e Tiranës, por ky dënim do të konvertohet me 80 orë punë të detyruara, në favor të Bashkisë së Tiranës.

Portieri do të nis të shlyejë dënimin pas kthimit nga Turqia, pasi është pjesë e ekipit të Partizanit që po zhvillon fazën përgatitore në Antalia, për gjysmën e mbetur të kampionatit. Hoxha u kap në gjendje të dehur me 25 nëntor, një ditë pasi kishte festuar ditëlindjen. Ai qëndroi në komisariat për 48 orë. Në një deklaratë të dhënë pak orë pas arrestimit 31 vjeçari e ka pranuar se ka gabuar, duke e cilësuar atë moment si një veprim që nuk duhet të përsëritej.

Në Shqipëri, Hoxha është i pari futbollist i nivelit të lartë që kapet dhe dënohet për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Por në botë ka shumë shembuj, ku yjet e futbollit janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjatë vitit 2018 u kapën në flagrancë futbollist si Nainggolan, Verrati, Robben apo dhe Vidal.

I fundit është ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, i cili pak ditë më parë u arrestua në SHBA, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

EMISIONET