Një lajm i rëndë ka ardhur nga Divjaka ku një fëmijë 6 vjeçar është përplasur për vdekje nga një gruaja.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit rreth orës 17:10. Policia bën me dije se ka qenë një automjet tip Benz që ka shkaktuar aksidentin e tragjik.
Shtetasja M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak i policisë:
"Më datë 11.08.2018, rreth orës 17:10 në qendër të qytetit të Divjakës, mjeti tip "Benz" me drejtuese shtetasen M.M ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 6 vjeç i cili ka ndërruar jetë.
Shtetasja M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes".
Rasti vjen vetëm pak ditë pasi në Tiranë, një grua që drejtonte një automjet përplasi një vajzë 6 vjeçare dhe një të ri që udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja e ndodhur më 8 gusht në Tiranë:
Në orën 08: 40 në Kodër Kamzë, tek shinat e trenit, shtetasja Rozina Koleci, 38 vjeçe që drejtonte makinën me targë AA071UA, fillimisht përplasi për vdekje shtetasin Ramazan Ishni, i cili ishte duke drejtuar bicikletën ne momentin e aksidentit.
Më pas ka përplasur edhe nënën, Valbona Ndreu, 29 vjeçe me dy vajzat e saj që po kalonin në anën tjetër të rrugës. Makina është përplasur më pas dhe me një furgon të bardhë.
E mitura me iniciale E.N, 7 vjeçe nuk mundi t`i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në vendngjarje ndërsa e ëma, Valbona Ndreu dhe vajza tjetër e saj me iniciale E.N 6 vjec u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Pas ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale, mjekët nuk e vlerësojnë kritke gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit e cila nuk është larguar nga vendngjarja ndërsa janë kryer veprimet e mëtejshme hetimore
Ngjarja angazhoi në teren edhe drejtues të strukturave të policisë, Drejtorin e Policisë Rrugore Mithat Tolën dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu.
Menjehërë pas aksidentit dhe marrjes së dëshmive uniformat blu ndaluan drejtusen e mjetit, 38 vjecaren Rozina Koleci.
/Ora News.tv/