Tashmë ai është drejtor i Radio Ora News, por të gjithë e kujtojnë si këngëtar. Erion Korini pas rreth 13 vitesh shkëputje nga ekrani, sot ka qenë i ftuar në emisionin BOOM, ku ai ka rrëfyer për jetën e tij në këto vite shkëputje nga ekrani dhe muzika.

I drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, Erion Korini thotë se  muzika e tij, kryesisht balada nuk po preferohej më, pasi tregu muzikor ishte përqëndruar tek muzika rap dhe komerciale. 

Pjesë nga intervista

Erion Korini:  E para erdhi si ftohja ime personale me këngën për faktin se nuk po merrja më atë mbështetje që kisha marra më përpara. Kjo sepse tregu muzikor po ndryshonte dhe vëmendja ishte totalisht  e dedikuar tek muzika rep, komerciale dhe ajo që kisha unë dëshirë të shprehja me emocionet e mia te kënga që shumicat e rasteve është balada filloi mos tërhiqej në tregun  shqiptar.

Fiori Dardha: Po kush ka dashur dhe e ka bërë, përgjatë 13 viteve që ti i ke munguar skenës shqiptare

Erion Korini: Mund ta bësh por mund të mos marrësh feedback. Dmth unë përgjithësisht për ata që kanë bërë balada këtu kur kam biseduar më kanë shprehur që nuk marrin atë që duan.

Fiori Dardha: Çfarë u bë shkak për largimin nga muzika?

Erion Korini: Unë nuk e ndjeja më veten të vlerësuar

/Ora News.tv/