Donald Lu tregon politikanët që nuk janë në politikë falë gazetarëve të guximshëm

Donald Lu tregon politikanët që nuk janë në politikë

Ambasadori Donald Lu referoi me emra një listë politikanësh të cilët nuk janë më në parlament dhe bashki. Dhe kjo sipas tij ka ndodhur falë disa gazetarëve kurajozë që patën guximin të shkruanin për ta. Por dhe rolit të rëndësishëm të shoqërisë civile. 

Ja deklarata e plotë që Ambasadori i SHBA  bëri gjatë një takimi me Shoqërinë Civile në ambientet e hotel Tirana paraditen e sotme

"Shoqëria civile drejtohet kryesisht nga gra dhe të rinj me energji, entuziazëm dhe optimizëm. Shoqëria civile mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm si rojtare kundër korrupsionit. Kur e thashë këtë e dija se kishte nejrëz skeptikë të cilët thanë se shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta. 

Ata thanë se shoqëria civile është blerë nga socialistët, demokratët dhe LSI. Unë mendoj ndryshe, shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në tre vitet e fudnit. Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Mark Frrokun, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin.

Falë këtyre gazetarëve, këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo bashki. 

Për reformën në drejtësi, mbaj mend që fëmijë, pensionistë, mësues, drejtues të OJQ, njerëz të zakonshëm u mblodhën para Kuvendit me 21 korrik 2016 në piskun e vapës për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre të miratonin këtë reformë dhe sot OJQ po vëzhgojnë vettingun dhe krijimin e KLGJ,KLP, SPAK dhe BKH. 

Për zgjedhjet e vitit të shkuar OJQ shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve por edhe monitorimin e marrëveshjes së 18 majit që solli shumë ndryshime të ndërlikuara administrative në javët para zgjedhjeve. Shoqëria civile shqiptare duhet të jetë krenare për të gjithë këto gjëra dhe shumë të tjera por nuk duhet të bëhemi dembelë. 

Ka ende shumë për të bërë. Prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të shoqërisë civile të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të suksesshme. 

Cila është sfida kryesore sot?

Do të ishim shumë të lumtur që shoqëria civile të na bashkohet në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të "peshqve të mëdhenj"kriminalë. Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh të drogës, Met Kanani që u arrestua në Shqipëri me 22 mars. 

Urdhër arreste janë lëshuar edhe për dy trafikantë të tjerë të mëdhenj, Klement Bali dhe Arbër Çekaj por ata duhet të kapen.

Kryebashkiaku Fran Frokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi po ndiqen penalisht. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Askush nuk është mbi ligjin, mirëpresim faktin se Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm, pa imunitet. OJQ dhe gazetarët shqiptarë duhet të punojnë për të ndihmuar publikun të kuptojë pse këta persona janë kaq të rrezikshëm dhe të ngrenë pritshmëritë së së shpejti do të arrestohen dhe ndiqen penalisht. 

Së fundmi, nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë  ndaj këtyre kriminelëve, atëherë Shqipëria mund të ketë një të ardhme shumë të ndritur, një të ardhme në BE, një të ardhme pa trafik droge, një të ardhme në të cilën qytetarët e zakonshëm nuk do të kenë më frikë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kjo është e ardhmja që gjithë shqiptarët meritojnë.



EMISIONET