Ditët e ministres Margariti në karantinë, mes videocall dhe vajzës në ministri duke luajtur piano

Ditët e ministres Margariti në karantinë, mes videocall dhe

Kanë qenë të ngjeshura me videocall ditët e karantinës për Ministren e Kulturës Elva Margariti

Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Margariti e cila ka dhe pozicionin e koordinatores për projektin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit tregon se ditët i kalon mes mbledhjeve online dhe familjes.

“Kam shijuar dhe unë afrimin me familjen, por dhe kemi punuar me goxha intensitet dhe produktivitet. Gjatë ditës kemi një numër të madh mbledhjeve me videocall në të gjithë botën. Me rindërtimin kemi ecur tej mase mirë me një grup të madh projektuesish dhe mbështetësish nga e gjithë bota.”

Është herët të flasësh për hapjen e Teatrit të Operas dhe Baletit por dhe nëse do të ndodhë parashikohen forma të reja dhe me një numër të reduktuar të spektatorëve.

“Teatri nNuk mund të funksionojë vetëm online. Skenari i parë është hapja e kufizuar dhe me një numër të kufizuar”

Këto ditë karantine do i mbajë mend gjatë edhe vajza e saj.

"Edhe në momentet që jam në zyrë, shpesh herë ka ardhur. Ajo ka kënaqësi të luajë piano. Në ambientet e ministrisë kemi ambientet ku mund të ushtrojë piano. Është bukur të ndërthurësh të gjitha bashkë por nuk është natyrale por shpresojmë që shumë shpejt të rikthehen në shkollë me shokët e shoqet e klasës"

EMISIONET