Presidenti Meta në konferencë për shtyp përballë gazetarëve pyetur në lidhje me diskutimin e platformës me 14 pika me ambasadoren Yuri Kim, ka preferuar të mos japë detaje nga takimi.  

Pyetje: Ju keni prezantuar një platformë me 14 pika. A ishte kjo platformë temë e diskutimeve me ambasadoren dhe cila është qasja e saj me këtë çështje?

Meta: Nuk dua të bëj komente për këtë takim zyrtar që ishte shumë pozitiv. Ne e dimë që SHBA mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 

Unë si president kam bërë përpjekjet e mia që palët politike të mos fokusohen në interesat afatshkurtra, por të përkushtohen që Shqipëria të ketë progres, pavarësisht se kushtet janë shtuar, por ky kushti i parë të bjerë me konsensusin e reformës zgjedhore.

Mesazhi i komisionarit për zgjerim para pak ditësh ishte i qartë  dhe shpresojmë që edhe kushte e tjera të bien e të mos kemi kushte shtesë. 

/Ora News.tv/