Presidentët apo kryeministrat si të gjithë njerëzit e tjerë e kanë nga një hobi. Disa preferojnë notin, disa të tjerë shpejtësinë me makina.

I tillë është edhe rasti i Presidentit të Turkmenistan Gurbanguly Berdimuhamedov i cili është filmuar duke djegur gomat e një BMW seria 3 në një piste gare.

Një video e publikuar nga një agjenci lokale e lajmeve turkmene tregon presidentin 60-vjeçar duke vizituar një pistë makinash për të inspektuar makinat e reja të blerë së fundimi nga Ministria e Brendshme.

I njohur për popullin e tij si Arkadag, që do të thotë 'Mbrojtësi', Berdimuhamedov zgjodhi një nga makinat, versionin sportiv të BMW Seria 3 dhe e testoi atë personalisht në pistë.

Berdimuhamedov aktualisht po shërben në mandatin e tij të tretë si President i Turkmenistanit. Ai u rizgjodh në shkurt pasi parlamenti ndryshoi kushtetutën vitin e kaluar, duke bërë të mundur që ai të shërbejë me mandat të pakufizuara.

/Ora News.tv/