"Dinaku" Tare, fut hundët në bisedimet mes Inter e Giroud

"Dinaku" Tare, fut hundët në bisedimet mes Inter e Giroud

Kur u duk se gjithçka po shkonte drejt zyrtarizimit të tij te Inter, e ardhmja e Olivier Giroud ka marrë një tjetër rrjedhë.

Sulmuesi francez është në fundin e kontratës dhe skuadra të shumta kanë shfaqur interes për të. Lazio duket klubi më i interesuar për 33-vjeçarin, që duket se ka gjetur akordin me drejtorin sportiv, Igli Tare.

Ish sulmuesi i kombëtares ka zhvilluar disa takime intensive me përfaqësues të Giroud, që është lodhur me minutat e pakta te Chelsea. Në rast të një transferimi të tij në "Olimpico" do të ishte një tjetër "bast" i fituar nga Igli Tare të paktën në merkato.

EMISIONET