Dil jashtë! Macron sherr me oficerët e sigurisë Izraelite në Jeruzalem

Dil jashtë! Macron sherr me oficerët e sigurisë Izraelite në

Presidenti francez Emanuel Macron u përfshi në një sherr me oficerët e sigurisë izraelitë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit.

Macron ishte në Jeruzalem në ceremoninë që mbahet sot në përkujtim të Holokaustit dhe po vizitonte kishën Shën Anës e cila i përket qeverisë franceze dhe konsiderohet të jetë territor francez.

Ai u flimua duke debatuar me oficerët e sigurimit të cilët duket se po përpiqeshin ta ndiqnin në kishë.

“Të gjithë I dinë rregullat. Nuk më pëlqen çfarë bëre përballë meje. Dil jashtë” dëgjohet Mackon t’i bërtasë rojes së sigurisë.

Kisha katolike daton në shekullin e 12-të dhe është dhuratë që Sulltani I ka bërë Napoleonit III në 1856.

“Ju lutem respektoni rregullat që janë vendosur prej shekujsh. Ata nuk do të ndryshohen nga unë. Të siguroj” I thotë ai rojes.

Një zëdhënës i pallatit Elysee i tha CNN se presidenti kishte ndërhyrë për shkak të një debate mes rojeve të sigurisë franceze dhe izraelite.

Kisha Shën Ana I përket Francës në Jeruzalem. I takon Francës të mbrojë këtë vend në këtë qytet. Forcat e sigurisë izraelite donin të hynin ndërsa siguria ishte marrë përsiprë nga shërbimi I sigurisë franceze. Presidenti reagoi për ti dhënë fund debatit mes forcave të sigurisë franceze dhe izraelite dhe ti kujtojë të giithë rregullat” tha zëdhënësi, raporton CNN.

EMISIONET