Diagnozë, i ftuar special Hair Zeqiri

Emisioni dedikuar shëndetit "Diagnozë", nga Freskida Miloti, vjen në ekranin e Ora News çdo të shtunë në orën 17:00. I ftuar në këtë cikël të emisionit është Dr. Juanis Koutokos, kirurg obstetër- gjinekolog. Tema për të cilën do të flitet sot, është “Endometrioza” dhe “Laparoskopia”. Mjeku grek i cili ushtron profesionin e tij edhe në Shqipëri, do të flasë për disa probleme shëndetësore tek gratë. Simptomat, shkaqet dhe teknikat moderne të mjekimit. 

E ftuar do të jetë edhe Dr. Ilta Bylykbashi obstetër- gjinekologe e cila do të tregojë shërbimet moderne në këtë specialitet. Emisioni “Diagnozë” do të vijojë me rubrikën “Impakt shëndet” ku i ftuar është futbollisti Hair Zeqiri, i cili flet për sportin si një mundësi e mirë edhe për shëndetin dhe gjithashtu pasionet e tij jashtë sportit. Ndiqni sot një intervistë ndryshe si në çdo cikël të “Diagnozës”.

Emisionin i të shtunës pasdite me moton 'Për një shëndet të mirë dhe jetë cilësore.' "Diagnozë" transmeton kulturën mjekësore dhe kujdesin që duhet të tregojmë çdo ditë për shëndetin tonë.

EMISIONET