“Diagnozë” dhe Alar Band suprizojnë mjeken, lule dhe pjesë nga “Amla”

“Diagnozë” dhe Alar Band suprizojnë mjeken, lule dhe

Emisioni “Diagnozë” në Ora News realizoi sot një surprizë shumë të këndshme për mjeken e Qendrës Shëndetësore nr 3 në Tiranë, Brunilda Shiroka.

Drejtuesja e emisionit Freskida Miloti së bashku me djemtë e grupit muzikor Alar Band befasuan mjeken me një tufë me lule në shenjë falenderimi për punën e saj fisnike dhe humane që bën çdo ditë me pacientët.

Solisti i Alar Band së bashku me djemtë e tjerë të grupit e ëmbëlsuan edhe më tepër atmosferën në zyrën e mjekes, duke kënduar live një pjesë të këngës “Amla” që Doktoresha zbuloi se është një nga këngët e saj të preferuara.

Emisioni mjekësor 'Diagnozë' drejtuar nga Freskida Miloti, transmetohet çdo të shtunë në orën 17:00 në Ora News.

EMISIONET