Diagnozë - Autizmi, sensibilizimi dhe terapia që duhet ndjekur

Diagnozë - Autizmi, sensibilizimi dhe terapia që duhet ndjekur

Emisioni "Diagnozë", nga Freskida Miloti, me moton “Për një shëndet të mirë dhe jetë cilësore”, transmetohet çdo të shtunë në orën 17:00 në Ora News. E ftuar në këtë cikël të emisionit është psikologia klinike  Jorida Seferasi. Tema për të cilën do të flitet sot është autizmi. Njohja me autizmin, sensibilizimi dhe terapia që duhet ndjekur... Kur duhet ta kuptoni se fëmija juaj po shfaq shenjat e autizmit? Zbulimi i hershëm a ndihmon daljen nga spektri i autizmit? Këto pyetje dhe shumë të tjera do të marrin përgjigje në emisionin dedikuar shëndetit. 

Në minutat në vazhdim do të ndiqni intervistën me Drejtoreshën e metodikës dhe IT në Institutin e Zhvillimit të Arsimit, nëse ka në shkollat shqiptare, plane edukative të veçanta për këta fëmijë dhe a janë të trajnuar mësuesit. Kronikat e përgatitura do të sjellin në vëmendjen tuaj Ditën Botërore të Autizmit, krijimin e kësaj dite dhe nismat e ndërmarra.

Në emisionin “Diagnozë” sjellim disa minuta nga seanca terapeutike me fëmijët me autik. Farmacistja Iris Aliaj shprehet në emisionin tonë për nismë që ajo ka marrë në muajin sensibilizues të autizmit dhe çfarë do të ofroj ajo si farmaciste ndaj këtyre fëmijëve dhe prindërve. Një grup farmacistësh i jane bashkuar kësaj nisme dhe përcjellin mesazhet e tyre.Për më shumë ndiqni emisionin e të shtunës pasdite, i cili transmeton kulturën mjekësore dhe kujdesin që duhet të tregojmë çdo ditë për shëndetin tonë.

EMISIONET